fbpx
Lajme

Kush është Wess Mitchell: Zëvendësuesi i Hoyt Yee

Brian Hoyt Yee është larguar nga detyra e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan për çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore. Presidenti Donald Trump ka njoftuar për pasardhësin e tij. Wess Mitchell tani do të jetë përgjegjës për marrëdhënie diplomatike me 50 shtete, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

Përveç shteteve, Mitchell është përfaqësues diplomatik i SHBA-së edhe në organizatat apo aleancat si; NATO, BE, dhe OSBE.

Para se t’i bashkohej departamentit amerikan të shtetit, ai ka shpenzuar 12 vite në Qendrën Evropiane për Analiza të Politikane, kjo një organizatë e përkushtuar në studimin e Evropës Qendrore.

Nga 2013 deri më 2016, Mitchell ishte në udhëheqje të grupit punues të Evropës për nismën John Hay. Po ashtu ai ka shërbyer si këshilltar në disa institute evropiane dhe amerikane.

Mitchell është autor i një numri të madh artikujsh si dhe raportesh për marrëdhëniet transatlantike si dhe për sigurinë botërore. Puna e tij është e përkthyer në 10 gjuhë. Ai ka doktoraturën për Shkenca Politike.

Kujtojmë që për sa kohë Hoyt Yee mbante këtë pozitë ai kishte vizituar Kosovën, duke takuar liderët e vendit për t’u  përcjellë mesazhet nga Washingtoni.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close