Kush ishte Lëvizja KAN, themelues të së cilës ishin Kurti dhe shoku i Radojçiqit, serbi Nenad Rikalo?
Rikalo ka shokuar me deklaratë, duke konfirmuar se pas luftës në Kosovë ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Albin Kurtit – lider i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nga viti 2001 deri në vitin 2003 kam punuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kurse nga viti 2003 në mënyrë aktive kam punuar në sektorin civil për pajtim mes komuniteteve dhe për zhvillim të shoqërisë. Ndoshta këtë publiku nuk e di, por 4 vite kam qenë anëtarë i Bordit në fondacionin Soros së bashku me Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedën dhe me intelektualë të tjerë të shquar nga Prishtina. Në vitin 2003 së bashku me Albin Kurtin kam marrë pjesë në themelimin e KAN-it. Në atë kohë së bashku kemi punuar për krijimin e strategjisë së luftës jo të dhunshme për një jetë më të mirë dhe për pajtim mes njerëzve në Kosovë. Ai më vonë ka ndryshuar bindjet e veta duke nisur një rrugë tjetër, ka formuar lëvizjen Vetëvendosje e cila përdorë metoda të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike në politikë, gjë që mua nuk më ka konvenuar. Që nga atëherë kemi ndërprerë bashkëpunimin”, ka thënë ministri Rikalo, shkruan lajmi.net.
Kush ishte Lëvizja KAN e cila më vonë u shndërrua në Lëvizjen Vetëvendosje?
KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision, proklamonin se kanë, ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive.
Sipas të dhënave në Wikipedia, Albin Kurti ka punuar si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën “Drejtimet e reja” të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003.
Në këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë.
Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën Jo negociata, vetëvendosje, që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen Vetëvendosje!
Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të pa dhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive.
Për Lëvizjen KAN kishte folur edhe Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së. “Vetëvendosje, prej KAN-it kur kanë qenë si organizatë shqiptaro-serbe është formuar në Lëvizje është bërë Lëvizje protestuese dhe është bërë lëvizje politike. Ata i kanë politikat e veta. Unë i respektoj rivalët por nuk bën të krijohet percepsionin e rrejshëm publik sepse ata nuk janë opsion i Kosovës”, pati thënë Haziri gjatë një debate televiz gjatë fushatës zgjedhore. /Lajmi.net/
https://www.facebook.com/100069276513652/videos/340381163698409 VIDEO