Dokumente tjera flasin për bashkëpunimin që Gjykata Speciale, ka pasur me oficierë serbë e të cilët ishin në detyrë edhe gjatë kohës së Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.
Dushan Keranoviç dhe Veljko Lojanica, janë dy nga emrat e oficiervë serb, të njëjtë oficier që ishin prezent në disa nga masakrat makabre të kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit.
Gazeta NewBorn siguron dokumentin ku këta oficierë serbë, janë kontaktuar nga Specialja për të dëshmuar kundër UÇK-së dhe pjestarëve të saj.
Ndryshe, pas skandalit me dosjet që u dërguan në zyrat e veteranëve të UÇK’së, Gazeta Express mëson ka dhënë dorëheqje njëri prej prokurorëve kryesorë të Hagës. Këto dosje, thuhet se kanë zbuluar emra të dëshmitarëve dhe dëshmitë e tyre.
Zëvendësprokurori në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Kwai Hong Ip, ka dhënë dorëheqje, pasi mijëra dosje, që ndër të tjera, thuhet se përmbajnë emra të dëshmitarëve dhe dëshmitë e tyre, kanë rënë në dorë të veteranëve të UÇK’së.