Epilogu

Kush po gënjen për Lumezin? (Dokument)

Ish-kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kushner, menjëherë pas luftës kishte formuar një Komision Këshillëdhënës Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, me qëllim gjetjen e njerëzve profesionist për t’i emëruar prokuror e gjykatës.

Kryesues i këtij komisioni ishte caktuar Riza Smaka i cili sonte në media kishte deklaruar se konkurrent për prokuror në grupin e parë ishte edhe Aleksandër Lumezi, kryeprokurori aktual i Republikës së Kosovës.
Por sipas tij, Lumezi u refuzua pikërisht për provimin e jurisprudencës, jo që u dyshua për vërtetësi, por meqë vetë kishte deklaruar se nuk e kishte të dhënë atë.
Por Indeksonline ka siguruar dokumentin e nënshkruar nga ish-kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kushner, ku Aleksandër Lumezi ishte emëruar prokuror në vitin 2000 pas rekomandimeve të dhëna nga vet komisioni.
Kësisoj, dokumenti i nënshkruar nga Kushner i hedh poshtë deklaratat e Smakës dhënë për mediat në vend.

Në dokumentin e nënshkruar nga Kushner për Lumezin ndër të tjera thuhet se “…duke marrë në konsideratë rekomandimin e komisionit këshilldhënës e ngarkon atë me detyrën e prokurorit në Prishtinë”./Indeksonline/ 

Exit mobile version