Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ia ka bërë një favor të madh financuesit të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, biznesmenit nga Gjilani Njazi Osmani, i cili njihet me pseudonimin “Xhaxhi”, shkruan Gazeta Insajderi.
Gazeta Insajderi merr vesh se vajza e biznesmenit Njazi Osmani, Sh. O, ishte kthyer në Kosovë, por nuk kishte qëndruar asnjë ditë në karantinë, duke vepruar kështu kundër vendimeve të cilat i ka marrë Ministria e Shëndetësisë.
Biznesmeni Njazi Osmani, që është pronar i Kompanisë, “FLORA REHAU”, sipas burimeve të Gazetës Insajderi, është financues i Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.org