Ky është njeriu më i fuqishëm në botë
Xi Jinping ka më shumë pushtet se Donald Trump, prandaj bota duhet të tregohet e kujdesshme.
Mos prisni që z. Xi Jinping do të ndryshojë Kinën ose botën për më mirëPresidentët amerikanë kanë një të përbashkët kur përshkruajnë homologët kinezë, ata u drejtohen atyre me superlativa, gjë që sipas analistëve vjen për shkak të frikës që amerikanët kanë nga kinezët, shkruan The Economist.
E nisim nga Presidenti Richard Nixon, i cili një herë i ka thënë Mao Ce Dunit se shkrimet e tij kanë “ndryshuar botën”. Për Jimmy Carter, Deng Xiaoping ishte lideri i cili kishte cilësitë e një “njeriu të mençur, të fortë, inteligjent, të sinqertë, të guximshëm, të pashëm, me vetëbesim të madh dhe mbi të gjitha miqësor”.Bill Clinton e cilësoi Presidentin e asaj kohe të Kinës, z. Jiang Zemin, si një “vizionar” dhe “një njeri me intelekt të jashtëzakonshëm”.
Edhe Donald Trump, Presidenti aktual i Amerikës ka ecur në po të njëjtën linjë me atë të Presidentëve të mëparshëm. Në një artikull të botuar në “Washington Post” ai e cilëson Presidentin e Kinës, z. Xi Jinping, si “liderin më të fuqishëm” që Kina ka pasur në shekullin e fundit. Z. Trump mund të ketë edhe të drejtë.Por që një President amerikan të arrijë deri aty sa të thotë se “Xi Jinping është udhëheqësi më i fuqishëm i botës”, kjo deklaratë nuk mund të konsiderohet asgjë tjetër përveçse një vetëvrasje politike.
Dhe ç’është e vërteta Kina është ekonomia e dytë më e madhe e botës, por rëndësia ekonomike dhe pajisjet ushtarake nuk janë gjithçka.Udhëheqësi i botës së lirë ka një qasje të ngushtë dhe transaksionale për të huajt dhe duket se nuk mund të zbatojë axhendën e tij në shtëpi.
Shtetet e Bashkuara janë ende vendi më i fuqishëm në botë, por udhëheqësi i tyre është më i dobët brenda vendit dhe më pak i suksesshëm jashtë tij në krahasim me cilindo prej paraardhësve të fundit, veçanërisht pasi nuk mundohet të ngrejë lart vlerat dhe aleancat që mbështesin dhe rrisin ndikimin amerikan.Në të kundërt, Presidenti i shtetit më të madh autoritar në botë, ka ndikim shumë të madh në vendet e tjera. Lidhja e tij me Kinën është më e forta që nga koha e udhëheqjes së Maos.
Por ndërsa Kina e Maos ishte kaotike dhe e mjerueshme, Kina e z. Xi Jinping po shndërrohet në një motor dominues të rritjes globale.Më 18 tetor u thirr edhe Kongresi i parë i drejtuar nga z. Jinping, ku 2300 delegatët e tij e ngritën atë në qiell me lëvdatat e shumta që i bënë. Por të shumtë mbeten vëzhguesit skeptikë, të cilët hamendësojnë nëse z. Jinping do ta përdorë pushtetin e tij në të mirë të Kinës dhe të botës apo jo.“Bota duhet të tregohet shumë e vëmendshme dhe e kujdesshme”Në vizitat e tij të shumta në shtetet e huaja, z. Jinping paraqitet si apostull i paqes dhe miqësisë, një zë i arsyes në një botë të hutuar dhe të trazuar dhe dështimet e z. Trump ia kanë lehtësuar edhe më shumë rrugën.
Në Davos, në janar z. Jinping i premtoi elitës globale se do të ishte një kampion i globalizimit, tregtisë së lirë dhe Marrëveshjes së Parisit mbi ndryshimet klimatike. Anëtarët e pranishëm u kënaqën dhe u lehtësuan nga ajo deklaratë. Të paktën, ata panë se një fuqi e madhe ishte e gatshme të ngrihej në këmbë për atë që ishte e drejtë, edhe nëse Trump (atëherë presidenti i sapozgjedhur) nuk do ta bënte një gjë të tillë.Fjalët e z. Jinping janë konsideruar si të vërteta, edhe sepse ai ka rezervën më të madhe në botë të valutës së huaj për t’i mbështetur ato.
Një prej nismave të fundit “Belt and Road”, edhe pse disi e çuditshme nga emri që mban, ka një mesazh të qartë: qindra miliarda dollarë para kineze do të investohen jashtë vendit në ndërtimin e hekurudhave, porteve, stacioneve të energjisë dhe në sektorë të tjerë të infrastrukturës që do të ndihmojnë shumë edhe vende të tjera të botës për të ecur përpara. Ky është lloji i udhëheqjes që Amerika nuk ka treguar që nga ditët e pasluftës të Planit Marshall në Europën Perëndimore.Z. Jinping po projekton edhe shndërrimin e plotë të Kinës në një superfuqi të pashembullt ushtarake jashtë vendit. Këtë vit ai hapi bazën e parë ushtarake jashtë vendit, në Djibouti.
Presidenti i Kinës po e dërgon marinën e trupave kineze në vende gjithnjë e më të largëta, duke përfshirë këtu edhe Detin Baltik bashkë me flotën ruse. Kina thotë se kurrë nuk do të pushtonte vende të tjera për të imponuar vullnetin e saj (përveç Tajvanit, të cilin nuk e konsideron si shtet).Kina deklaron se përpjekjet e saj për ndërtimin e bazës janë kryesisht në mbështetje të misioneve paqeruajtëse, antipiraterike dhe humanitare. Ndërsa për sa i përket ndërtimit të bazave ushtarake në ishujt artificialë në Detin e Kinës Jugore, ajo pohon se ato janë thjesht për qëllime mbrojtëse. Ndryshe nga Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, z. Xi, nuk dëshiron dhe as nuk po kërkon që të shkatërrojë demokracinë dhe të destabilizojë Perëndimin.Megjithatë, ai po tregohet shumë tolerant ndaj aleatit të tij, Koresë së Veriut.
Edhe disa nga sjelljet ushtarake të Kinës alarmojnë fqinjët e saj, jo vetëm në Azinë Juglindore, por edhe në Indi dhe Japoni. Brenda vendit, instinktet e z. Jinping janë po aq të paligjshme sa edhe ato të homologut rus.
Ai beson se edhe pakujdesia më e vogël politike mund të shkaktojë jo vetëm zhdukjen e tij, por edhe atë të regjimit të tij. Fati i Bashkimit Sovjetik e përndjek kudo dhe kjo pasiguri mbart me vete edhe pasoja. Ai jo vetëm që tregohet shumë i kujdesshëm ndaj armiqve të tij, por mbi të gjitha edhe ndaj shoqërisë civile dhe ndaj klasës së mesme, e cila po rritet me shpejtësi të frikshme.
Ai duket i vendosur për të rritur dhe për të forcuar kontrollin mbi shoqërinë kineze, gjë që do të vijë padyshim duke rritur fuqinë mbikëqyrëse të shtetit. E gjithë kjo do ta bëjë me Kinën më pak të pasur nga ajo që duhet të jetë, dhe absolutisht edhe një vend “mbytës” për të jetuar. Më e keqja është se shkelja ndaj të drejtave të njeriut është rritur shumë nën udhëheqjen e z. Jinping.
Liberalët dikur thërrisnin “dhjetë vite të humbura” të reformës nën paraardhësin e z. Jinping, z. Hu Jintao.Ato dhjetë vite janë bërë 15 dhe mund të bëhen dhe të tejkalojnë edhe 20 vite të tjera. Por ka edhe nga ata optimistë që argumentojnë se ende nuk e kemi parë z. Jinping ashtu siç është në të vërtetë dhe se kongresi do ta ndihmojë atë të konsolidojë fuqinë e tij dhe pas kësaj do të fillojë me seriozitet zbatimin e reformave sociale dhe ekonomike, duke ndikuar edhe në rritjen e suksesit të tij në zvogëlimin e korrupsionit. Dhe mbi të gjitha, ajo çka duket e pabesueshme, është se z. Jinping është i gatshëm të tërhiqet në vitin 2022, atëherë kur mbaron edhe mandati i tij.Arsyet për të pasur frikëZ. Jinping mund të mendojë se përqendrimi i fuqisë pak a shumë të pakontrolluar mbi 1.4 miliardë kinezë në duart e një njeriu të vetëm, është edhe një prej gjërave më “të zakonshme të politikës kineze”. Por kjo nuk mund të konsiderohet aspak e zakonshme, sepse ajo është e rrezikshme. Askush nuk duhet të ketë aq shumë pushtet.
Sundimi i një njeriu të vetëm, është tek e fundit një parantezë e destabilitetit politik që ekziston brenda Kinës, ashtu siç ka qenë në të kaluarën e saj, duke përmendur këtu Mao Ce Dunin dhe Revolucionin e tij Kulturor.Ajo është gjithashtu edhe një parantezë e sjelljeve arbitrare jashtë vendit, e cila është shqetësuese në një kohë kur Amerika e Trump-it po tërhiqet duke krijuar një vakum të fuqisë. Bota nuk dëshiron një izolim të Shteteve të Bashkuara Amerikanë dhe aq më pak zhvillimin e një diktature në Kinë, por për fatin e saj të keq ajo mund të përballet me të dyja prej tyre.