Lajm i mirë për qytetarët e Malishevës, ministri Hasani paralajmëron zonë ekonomike për këtë komunë
Qytetarët e Malishevës kanë marrë një lajm të mirë.
Nga viti i ardhshëm, Malisheva pritet të bëhet me zonë ekonomike, e cila do të ndikonte në masë të madhe në zbutjen e papunësisë për banorët e kësaj komune.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se gjatë vitit të ardhshëm planifikohet të fillohet me zona ekonomike në Malishevë, Prizren dhe Gjilan.
Fillimisht, ai ka thënë se duhet të përfundojnë disa punë nga ana e Kuvendeve Komunale.
“Gjatë vitit 2018 do të fillojmë me zonat ekonomike në Malishevë, Prizren dhe Gjilan, por janë disa punë që duhet të bëhen me Kuvendet Komunale. Po ashtu do ta shikojmë mundësinë që 20 për qind e zonës ekomomike të rezervohet për investime të huaja – këto zona duhet të zgjerohen”, ka thënë ndër të tjera Hasani.
Merret vesh se qeverisja komunale në Malishevë, tanimë ka filluar të identifikoj zonën ku do të vendosej kjo zonë ekonomike, e cila do të ndikonte në masë të madhe në zbutjen e papunësisë për banorët e kësaj komune.