Tashmë është edhe zyrtare.
Florent Hadërgjonaj do t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e muajit Qershor, shkruan GazetaBlic.
Kështu ka konfirmuar vetë futbollisti në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.
Anëtari i Huddersfieldit që nga viti 2017 vazhdon të shkëlqejë në Premier Ligë, derisa pritet të jetë armë e fortë për selektorin Challandes në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Ai do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet si mysafir, atë ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.