Rusia ka filluar që në mënyrë agresive ta shtyej trillimin se Ukraina po bënë trafikim të organeve në zonat e luftës.
Ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë “informata” të tilla nëpër platformat e tyre zyrtare në rrjete sociale.
Skenari i njejtë si me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Institucionet tona, Presidentja, Kryeministri, Ministrja e Punëve të Jashtme duhet të këndellen urgjentisht.
Mosdurimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nuk duhet tua mundë dashurinë për Kosovën.
Në Hagë sot, historia dhe lufta jonë për liri janë braktisur nga shteti.