Epilogu

LAJMI I FUNDIT: Shefi i hetimeve në rastin e krerëve të UÇK-së është larguar, shkon në SHBA

Alex Whiting i ishte bashkuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar më 13 qershor të vitit 2019 për të përndjekur krimet e pretenduar të luftës në Kosovë, por i njëjti tashmë ka ndjekur rrugën e ish-Shefit të tij, Jack Smith, që të ndërrojë betejën e përndjekjes ligjore, përkatësisht që angazhimin ta bart në gjyqin ndaj ish-Presidentit të ShBA’së, Donald Trump, bëri të ditur Politico.

Whiting i cili krahas Smith-it ishte i angazhuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës për mëse tri vite duke përndjekur krime të pretenduara të luftës ndaj ish-Krerëve të UÇK-së, Thaçit dhe të tjerëve, tashmë i është bashkuar ekipit të Smith-it në gjyqin që pritet të shpalohet në Florida ndaj ish-Presidentit Trump.

Whiting pas largimit të Jack Smith, kishte mbajtur pozitën e U.D Kryeprokurorit në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë roli do të ketë Whiting në Ekipin e Smith-it, raporton Politico, dhe se të njëjtët nuk i janë përgjigjur ende pyetjeve të mediumit.

Por një reporter i POLITICO-s vëzhgoi Whiting në gjykatën e qarkut të SHBA-së në Uashington, D.C., të mërkurën dhe të enjten, duke kaluar disa orë duke monitoruar gjyqin e një të pandehuri më 6 janar. Gjykatësja në këtë çështje është Tanya Chutkan, e cila është planifikuar të kryesojë gjyqin e Trump në mars mbi akuzat federale që rrjedhin nga përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e 2020”, shkruan mediumi.

Politico, mes tjerash, shkruan se Whiting ka qenë “komentues i shpeshtë” i hetimeve të Trumpit, ku edhe në vitin 2016 kishte shkruar një numër artikujsh rreth hetimeve të Trump-it nga Robert Mueller.

Para Alex Whiting, ish-Kryeprokurori Jack Smith ishte dorëhequr nga Dhomat e Specializuara në ndjekjen e Thaçit dhe të tjerëve, por edhe para Smith-it ishte dorëhequr edhe ish-zëvendës kryeprokurori i specializuar, Kwai Hong Ip, kjo pas skandalit të rrjedhjeve të dosjeve. Gjithashtu dorëheqje kishte dhënë edhe një tjetër prokuror: David Harpach.

Exit mobile version