fbpx
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Tentim-rrahje mes Xhafer Tahirit dhe asamblistit të VV-së: Mshele se t’a çkyjë gojën

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka tentuar ta sulmojë fizikisht asambleistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ymer Haradinaj, raporton Gazeta Blic.Gazeta Blic merr vesh se ngjarja ka ndodhur në një restaurant në perfieferi të qytetit të Vushtrrisë, në një mbrëmje të matures.Siç merr vesh Gazeta, Tahiri dhe Haradinaj ishin pjesmarrës në mbrëmjen e maturës së njërës nga shkollat e mesme të Vushtrrisë, teksa përleshja mes tyre ka ndodhur për shkak të një debati politik.

Lidhur me rastin për GazetaBlic, ka foluar asambleistin Ymer Haradinaj, i cili ka thënë se është kërcënuar nga Tahiri, duke i thënë ta çkyjë gojën.
“Ishim në mbrëmje të maturës, erdhi kryetari i komunës Xhafer Tahiri dhe më kërcënoi duke më thënë mbylle se ta çkyjë gojën. Jam afër restorantit po e pres policinë, me shku në stacion me dhënë deklaratë. Kemi pasur debate për çështje të komunës, kurse sonte pata këcënim direkt, në restaurant janë kamerat. Unë kam qenë me kolegët në tavolinë, ai ka ardhur gjoja se me na përshëndet, por ai ka qenë provokim nga ana e tij. Unë i thash s’kam nevojë me u pershendet me ty tha mshele se ta çkyjë gojën. Ka bërë përpjekje edhe me sulmu”, deklaroi Haradinaj për Gazeta Blic.Gazeta Blic ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, por që ai nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Rasti është inicuar në Policinë e Kosovës, teksa Gazeta Blic do ju mbajë të informuar lidhur me këtë ngjarje.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close