fbpx
Lajme

Gjenerali shqiptar aludon se Tahir Zemaj e mori gradën me zor nga Ahmet Krasniqi, “iku nga fronti”

Gjeneral Kudusi Lame, i cili ishte edhe Komandant i Zonës së Kukësit gjatë luftës së Kosovës, kishte shprehur kritikën e tij publike ndaj disa veprimeve të Tahir Zemajt. Ai në një dokumentar për Ahmet Krasniqin në RTSH, kishte treguar disa detaje interesante.

unë nuk kam folur për Tahir Zemajn, unë e paragjykoj Tahirin për veprimet që ka kryer, unë nuk mund ta akuzoj, por është fakt një gjë që gradimi i Tahirit në gradën e Kolonelit nga Ahmet Krasniqi, në një ditë kur është kthyer nga fronti, realisht kur e braktisi frontin, dhe tani bashkëluftëtarët e tij po e deklarojnë këtë, të ikësh nga lufta dhe të gradohesh unë këtë nuk e dij se si funksionon, Ahmeti e dinte si funksionon, por unë kam thjesht një ide që ajo është një gradë e marrë me zor“.

Ish Shefi i Shërbimit Kombëtar z. Fatos Klosi ka folur për Ahmet Krasniqin, Tahir Zemajn dhe Bujar Bukoshin. Ai në RTSH ka treguar disa detaje interesante dhe supozime të kohës pë vrasjen e Kolonelit Ahmet Krasniqi.

Bujar Bukoshi nuk kishte marrë pjesë në varrimin e Ahmet Krasniqit në Tiranë.

po të ishte për t’i shërbyer, gjithë FARK-u ishte me oficerë që e kishin përfunduar akademinë serbe, sipas meje janë hipoteza dhe ne e mbyllëm këtë temë është problem kosovar ajo tema, por jo se e ka vrarë ai (Bujar Bukoshi), por për hatër të marrëdhenieve të tyre, por është një version që është diskutuar gjer e gjatë, një mos aprovim me veprimin e Kryeministrit i cili e dekoroi Tahirin për një skandal. Ushtria serbe kur i kapi ata i detyroi t’i hedhin flamurat, armatimin, i mori në televizion e ju dha televizion jugosllav e ai mbahej si hero, por është një version…

Sipas autorit të emisionit “ka patur dyshime të forta edhe për dicka tjetër, Tahir Zemaj ishte një ushtarak me shumë dritë hije në Kosovë, ai ishte në krah të Ahmet Krasniqit – vartës i tij, i dekoruar në mënyrë të dyshimtë në gradën kolonel nga ministri Krasniqi, Tahir Zemaj qëndronte në një repart ushtarak në Mamurras dhe dyshohet që priste të ndërhynte në trazirat e 14 shtatorit 1998 në Tiranë“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close