Franck Ribery i ka bërë me dije Bayern Munichut se do të largohet nga skuadra, pasi dëshiron një aventurë të re.
Pas më shumë se 10 vitesh, sulmuesi francez ka vendosur të largohet nga bavarezët, pasi e di se nuk mund të luajë më në nivele të larta, përcjell “lajmi.net”.
Ribery me gjasë do të qëndroj në Evropë, ku Galatasaray e dëshiron transferimin e tij.
Skuadra turke ka filluar kontaktet e para me francezin, andaj e di se mund ta marr me parametra zero.