fbpx
LajmeOpinione

Largohet Ambasadori zviceran Lebet me përshtypje të jashtëzakonshme: Lamtumirë Kosovë!

Të dashur miq,

Fundi i mandatit tim korrespondon me fillimin e pensionimit tim. Po largohem nga Prishtina duke i thënë lamtumirë njërit nga postet më kërkuese që më është dashur të marr ndonjëherë, përfshirë mandatin tim të gjatë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Do të doja të kisha mundur ta bëj këtë duke marrë kohë për një mënyrë më personale me aq shumë kolegë, partnerë, miq dhe të tjerë që kam pasur rastin t’i njoh gjatë këtyre 4 vjetëve dhe 3 muajve të aktivitetit në Prishtinë.

Për shkak të COVID-19, kjo nuk ishte e mundur, gjë e cila e bëri largimin tim edhe më të pikëllueshëm.

Falë KOHËS, kam mundësinë që t’ju falënderoj të gjithëve për mirësinë, përkrahjen, njohjen dhe sugjerimet gjatë këtij mandati sfidues. Posaçërisht, do të doja të theksoj qëndrueshmërinë mbresëlënëse të shoqërisë kosovare, e cila përkundër viteve të pikëllimit dhe zhgënjimeve, ende reziston në mënyrë që të mund t’i përmirësojë kushtet e jetesës në këtë vend.

Në aq shumë rrethana kam vëzhguar etjen për drejtësi dhe qeverisje të mirë të aq shumë qytetarëve kosovarë që përkthehej në akte të guximshme. Përkundër të gjitha arsyeve për të hequr dorë, ju vazhdoni të veproni drejt këtij qëllimi. Kjo është ajo që më jep shpresë për të ardhmen e këtij vendi, të cilin ju më mësuat ta dua.

Ju dëshiroj të gjithëve sukses, shëndet të mirë dhe fat derisa shpresoj të kthehem së shpejti në Kosovë.

Thank you! Merci! Danke! Grazie! Grazia fitg! Faleminderit !

(Autori është ambasador i deritanishëm i Zvicrës në Kosovë).

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close