fbpx
Lajme

Latifi: Macron po bën show para Washingtonit me vizitën e Hotit, nuk e dimë çka po na pret

Filozofi Blerim Latifi, ka komentuar vizitën e kryeministrit Hoti në Paris, duke thënë se nuk është se do të sjell ndonjë rezultat.

“Vizita e Hotit në Francë nuk ka ndodnjë efekt. Është thjesht një mesazh që Parisi dhe Berlini zyrtar mundohen ta përcojnë se cështja e dialogut nuk ka përfunduar. Kemi ardhë në këtë situatë për shkak që nuk e kemi përjetuar më herët si Kosovë, është fenomeni i rrezikshëm i përcarjes mes BE-së dhe ShBA-së. Kjo përcarje, apo përballje gjeopolitike globale në botën bashkëkohore ka reflektuar edhe në cështjen e Kosovës dhe është bërë një garë e cuditshme mes ShBA-së dhe BE-së për primatin lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, madje është një paralelizëm shumë i cuditshëm dhe i rrezikshëm dhe nuk e dimë se cka na pret në të ardhmen”

“Rezultati i madh që pritet, nuk është në horizont dhe ai rezultat do të ishte një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Macroni ka dashur të demonstrojë se aty ku ka dështuar Uashingtoni nuk do të dështojë BE. Macroni po don me demonstru se është faktor edhe në kuadër të BE-së e edhe me cështje që kanë të bëjnë me Kosovën. Ky proces nuk do të prodhojë ndonjë rezultat sinjifikant”, ka thënë ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close