Smajl Latifi nga AAK, nga rezultatet preliminare nga KQZ me 10 mijë e 483 vota ose 50.69 për qind, fitoi Rahovecin.
Pas kësaj fitore, ai bashkë me simpatizantët e tij kanë dalë të festojnë.
Ai për KTV ka thënë se do t’i përmbushë të gjitha premtimet që i ka bërë.
Ai ka thënë se “kam fluturuar me krahë të mi” dhe se Ramush Haradinaj në krye të Qeverisë, nuk ka qenë arsyeja që ai fitoi Rahovecin, ashtu siç është përfolur.
Ka shtuar se Qeveria Haradinaj megjithatë do të investojë në Rahovec.