Filozofi Blerim Latifi, shkruan se Turqia do të futet në izolim të plotë nga 23 maji deri pas festës së Bajramit. Ai thotë se tash në Kosovë ka filluar presioni që të lejohet falja e Bajramit në sheshe. Thotë se qëllimi është që të ‘demonstrohet se jemi më turq se turqit dhe më arabë se arabët’.
Ai shkruan;
Erdogan njoftoi dje se për shkak të pandemisë Turqia do të futet në izolim të plotë duke filluar që nga data 23 maj, deri pas përfundimit të ditëve të festës së Bajramit. Ndërkaq, në Kosovë, ka filluar presioni për të lejuar që ritualet masive të Bajramit të kryhen në sheshe. Qëllimi dihet: për të demonstruar se ne jemi më turq se turqit dhe më arabë se arabët. Ka 100 vjet që Serbia kërkon ta bindë botën pikërisht për këtë.