fbpx
Lajme

LDK e Gjilanit shpall zgjedhjet e brendshme

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, janë mbajtur sot mbledhje të veçanta me kryesinë e partisë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, ku edhe zyrtarisht janë shpallur zgjedhjet brendapartiake.

Kryetari Haziri, pasi ka falënderuar strukturat e partisë për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme, u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen këtij procesi, i cili do të fillojë me nëndegët, për të përfunduar me Kuvendin e Degës.

Ai tha se LDK’së i duhet unitet e marrëveshje për ta ruajtur këtë familje të madhe politike e cila është e vetmja shpresë për integrime euro-atlantike.

“Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, për t’iu afruar atyre, ku njerëzit nuk eliminojnë, por bashkohen për t’u bërë më shumë. Këto duhet të jenë zgjedhje ku respektohet veprimtari, por i hapet dera të riut, zgjedhje ku gratë vendosin e burrat implementojnë, zgjedhje ku të rinjtë kërkojnë dhe burrat e gratë e implementojnë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe, të premten strukturat e partisë kanë zgjedhur edhe Komisionin Zgjedhor të Degës, i cili, do t’i organizojë dhe do ta përcjellë mbarëvajtjen e tyre deri në fund.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close