Epilogu

LDK-ja do të ketë 7 ministri në qeverinë që po e synon, AAK-ja 4, Nisma 2 dhe komunitetet 2

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se partia e tij, në Qeverinë e ardhshme që synon ta formojë, do të ketë shtatë ministri.

Ai në një intervistë për transmetuesin publik, transmeton KP-ja, tha se AAK-ja do të ketë katër ministri, Nisma dy ministri dhe po aq ministri partitë tjera politike joshumicë

Selmanaj tha se emrat e ministrave janë ende duke u diskutuar dhe nuk janë finalë.

Sipas tij, janë më pak se katër deputetë të LDK-së që nuk e duan Qeverinë me AAK dhe Nismën, teksa ka shtuar se votat e AKR-së nuk janë vendimtare, duke mos e përjashtuar megjithatë një marrëveshje edhe me këtë subjekt politik.

“Jemi shumë afër që edhe me ta të arrijmë marrëveshje. Nuk është e vërtetë që janë 4 deputetë të LDK-së kundër, janë më pak dhe për LDK-në çështja e problemit në numrave nuk trajtohet, mirëpo ideja është që të kemi 67 vota. Janë shumë më pak se 4 kundër, deputetët e LDK-së janë të përgjegjshëm karshi votës dhe subjektit”, tha ai.

VV-ja ka paralajmëruar se do të dërgojë në Kushtetuese vendimin, nëse presidenti Hashim Thaçi e mandaton ndonjë parti tjetër për formim të Qeverisë, duke e tejkaluar atë si fituese të zgjedhjeve të fundit.

Exit mobile version