Lajme

LDK pret që Kurti të përkulet para varrit të Ibrahim Rugovës

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e besojnë se Kurti do të tregojë nivelin e tij intelektual dhe politik dhe të nderojë familjen e ish-presidentit Rugova, njëkohësisht të përkulet tek varri i tij. 

Deputeti Naser Rugova, tha se ‘meqenëse kreu i VV’së kishte bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit boshnjak, Alija Izetbegovic, është e pashmangshme të mos e vlerësoje arkitektin e Pavarësisë së Kosovës’. 

‘Unë dua të besojë se kryetari i Vetëvendosjes, Z.Kurti nëse ka bo homazhe pranë varrit të Alija Izetbegovicit, athëerë është e pashmangshme dhe joracionale që të mos e bëjë nderimin dhe të mos e vlerësojë kontributin e madh të ideatorit dhe arkitetkti të Pavarësisë së Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova’, tha ai në emsionin Frontal, në T7.

‘Z.Kurti e ka të qartë këtë dhe e ka nivelin edhe politik edhe nitelektual që ta dëshmojë këtë’, shtoi Rugova.

Rugova tha se nëse LDK-VV janë fitues të zgjedhjeve, Kurti së bashku me kryeministrin/en e ri/re do të shkojnë për nderime te familja e Rugovës dhe ajo e Jasharëve./Express/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close