Epilogu

LDK shkel më dy këmbët Statutin e Partisë, shpikë metodë për t`iu shmangur karrigeve

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shkelur rëndë Statutin e Partisë së tyre kur bëhet fjalë për zgjedhjet e kryetarëve të dëgëve  të LDK -së në qytete të ndryshme të Kosovës.

Bëhet fjalë për shkelje të rëndë të Statutit të LDK-së më rastin e mbajtes së zgjedhjes për  kryetar të LDK-së dega në Vushtrri.

Atje të dielën është rizgjedhur edhe për një mandatë në krye të degës së LDK-së Hysni Gërguri i cili ka qenë kryetar i kësaj degë. Të dielën ai ka fituar edhe një mandatë në këtë degë.

Por shpikja që kanë gjetur zyrtarë të lartë të LDK-së si kompromis për t`i  ikur karrigeve dhe grushteve në këtë degë të LDK është se Hysni Gërguri është zgjedhur kryetar degë me rotacion.

Ai do të qëndroj në krye të degës së LDK-së në Vushtrri për pesëmbëdhjetë muaj e më pas në krye të degës do të vie Xhafer Tahiri , kryetar aktual i komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK-së.

E asnjë variant të tillë assesi nuk e parasheh Statuti I Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por kjo nuk e ka penguar nënkryetarin aktual të LDK-së Agim Veliun që të shpikë këtë metodë për t`iu shmangur grushteve e karrigeve në kuvendet zgjedhorë të LDK në nëndegë e degë në qyteti ne Vushtrrisë.

Agim Veliu ka qenë vetë prezentë kur është mbajtur Kuvendi Zgjedhor e ku Hysni Gërguri është rizgjedhur kryetar i LDK-së në Vushtrri, përderisa pas 15 muajsh në kryer të kësaj degë do të vie Xhafer Tahiri, me izën e zyrtarëve të lartë të LDK nga Qendra.

Gazeta Blic ka kontaktuar me zëdhënësin e LDK-së Besian Mustafa për të marrë një përgjigje rreth shkeljes se Statutit të LDK për rastin në Vushtrri, por ai ka thënë se nuk është në dijeni nëse zgjedhjet për kryetar të LDK-së në këtë qytet janë bërë me rotacion.

“Nuk jam në dijeni për këtë që po e thoni, e di që është zgjedhur Hysni Gërguri kryetar i degës…. Për këtë që po e thoni më duhet kohë të të jap përgjigje”, ka thënë Mustafa.

Gazeta Blic ka kontaktuar edhe me kryetarin aktual të komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri i cili sapo ka dëgjuar pyetjen e bëtë ka mbyllur telefonin.

Në tentimin e dytë të gazetës, Tahiri është arsyetuar se nuk mund të flas se është i zënë. “Nuk mundë të flas sot, kam në Vushtrri për vizitë kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, më dërgoni pyetjet përmes postës elektronike dhe kur të kam kohë mund t`iu kthej përgjigjet”, ka thënë Xhafer Tahiri, raporton gazeta Blic.

Gazeta Blic ka provuar të kontaktoi edhe me Hysni Gërgurin kryetarin e LDK-së i cili është rizgjedhur në krye të degës, por në telefonin e tij zyrtar është lajmëruar një “asistente” nga klinika e tij private duke thënë se Dr Hysni Gërguri është i zënë me pacientë dhe nuk mund të flas. Përgjigje për shkeljen e rëndë të Statutit të LDK-së nuk ka pasur as Sekretari i Përgjitshëm i LDK-së Ismet Beqiri, i cili që nga mëngjesi nuk ka hapur telefonin e tij.

Në një nga nëndegët e LDK-së në Vushtri ka patur edhe rrahje fizike mes anëtarëve të kësaj partie.

Exit mobile version