Epilogu

LDK – VV problem me ndarje të ministrive, partia e Isa Mustafës kërkon të zgjedhë bllok

Çështja e ministrive si duket po ju sjell problem për arritje të koalicionit LDK-së e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në parim dy partitë kishin vendosur që ndarja e ministrive të bëhet përmes parimit proporcional, një ministri e zgjedh njëra parti, pastaj tjera e zgjedh një ministri tjetër, mëson Gazeta Express.

Situata ka ndryshuar sot pas takimit që pati kryesia e LDK-së. Tashmë partia e Isa Mustafës, raportohet se është duke kërkuar që të shkelë këtë princip që njëra palë e zgjedhë njërën ministri pastaj tjetra.

LDK ka kërkuar që zgjedhja e ministrive të bëhet në mënyrë bllok.

Kujtojmë që tashmë takimi në nivel të liderëve LDK-VV momentalisht nuk po mbahet pasi që dy partitë thanë se do të shkojnë në pauzë

loading…

Exit mobile version