Epilogu

Liburn Aliu e pranon por arsyetohet për tenderin që qeveria ia dha njeriut të Radojçiqit

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka komentuar kontratat e dhëna nga kjo ministri për kompanitë që janë shpallur në listën e zezë të SHBA-ve.

Ministri ka qenë i ftuar në ATV ku ka treguar se janë dhënë tender për ta, si nga qeveritë e kaluara por edhe nga qeveria aktuale.

“Sa i përket kontratës me këtë kompani, bëhet fjalë për një kompani që nuk ka qenë asnjëherë në listën e zezë, pasi që edhe Kosova e ka listën e kompanive të papërgjegjshme”, ka thënë Aliu.

“Ka marrë edhe më herët tenderë, kryesisht i ka marrë nëpër komuna por ka marrë edhe në ministrinë ku unë drejtoj, ka marrë për të njëjtën punë, pra për mirëmbajtjen e rrugëve, kësaj radhe kjo kompani e ka marrë në koncersium me një kompani tjetër”, tha ministri në Context.

Liburn Aliu ka shtuar se do të shikohet baza ligjore dhe mundësia për ta ndërprerë kontratën.

“Pas daljes së këtij lajmi, jemi duke u marrë me çështjen e kësaj kontrate, jemi to u marr me çështjen e futjen e kësaj kompanie në listë të zezë dhe jemi duke u marrë me shqyrtimin e kësaj kontrate. Kjo punë kërkon trajtim ligjor, duhet ta gjejmë bazën ligjore si duhet të trajtohet kjo kompani, por sigurisht do ta trajtojmë me seriozitet”, tha ndër të tjerash Liburn Aliu.

Exit mobile version