Liburn Aliu: Zgjedhjet e ardhshme do ti kemi 60 deputetë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se partia e tij do të përkrahte një qeveri tranzitore të cilën e ka propozuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në krye me Murat Jasharin si kryeminsitër.
Aliu në Debat Plus tha se ishte vet Aliu që e kishte propozuar, ku siç thotë Aliu është figurë e përshtatshme për të gjithë, ku dihet nga cila familje vjen ai, tha ai, përcjell Periskopi.
Ai tha se për këtë gjë nuk është që është diskutuar me Murat Jasharin, vetëm se ky ishte një propozim nga ai.
“U diskutu edhe deklarata e Osmanit, ndonëse nuk shkoj larg disponimi, nuk pati ndonjë vendim, por duke parë edhe dispononim për brenda të VV’së e shfaqa, ideja që të kishte një qeveri tranzitore është ide e qëlluar dhe e pranueshme sidomos nëse kjo do të udhëhiqej nga jë autoritet moral. Unë nuk mendoj që do të kishte figurë më të përshtatshme, e sesa personi që buron nga familja Jashari, intelektual, a partiak, intelektual, besoj që ky do të ishte i pranueshëm për të gjithë. Nuk është keqpërdorim është propozim i imi, as që kemi folë me Murat Jasharin unë thjeshtë po jap një propozim, jo domosdo ai duhet të pranoj. Murat Jashari është mbi VV’në në momentin që propozohet një qeveri tranzitore ku kryetarja jep një propozim të tillë së pari ne mbështesim, dhe së dyti unë mendoj që duhet të jetë Murat Jashari. Ai nuk është në VV, ai është mbi VV mbi LDK, Figura që do të përafronte të gjitha palët është Murat Jashari”, tha ai/Periskopi