Kryetari i Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili mori pjesë në hapjen e Lojrave Evropiane në Minsk të premten, shpërfaqi urrejtje ndaj shtetit dhe sportistëve të Kosovës.
Ai u largua shkurtimisht nga lozha ceremoniale në kohën kur ekipi përfaqësues i Kosovës në Lojërat Evropiane parakaloi në stadiumin olimpik në Minsk, raporton televizioni publik i Republikës Serbe të Bosnjës, përcjell Insajderi.
Dodik ndoqi hapjen e kësaj ngjarjeje së bashku me presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, kryeministrin rus Dmitri Medvedev, presidentin moldav Igor Dodon dhe zyrtarë të tjerë të shteteve lindore, me të cilat ai ka marrëdhënie të mira.
Ai përshëndeti parakalimin e atletëve nga Bosnja dhe Serbia, si dhe të të gjitha shteteve të tjera, shkruan RTRS, përveç atletëve të Kosovës.
Dodik u takua dhe realizoi një fotografi me kryeministrin rus, Dimitry Medvedev, të cilën e ka publikuar në Facebook. /Insajderi.com