fbpx
KurioziteteLajme

Lideri i VV-së – çfarë mendimi ka për islamin radikal

Albin Kurti para dy vitesh ishte përgjigjur edhe për akuzat se pse Vetëvendosje shpesh konsiderohet si një parti komuniste dhe që mbështetet në islamin radikal.

Pyetja: Disa media e akuzojnë Vetëvendosjen si një lëvizje që po mbështetet tek islami radikal. Sa e vërtetë është?

Përgjigja: E thanë ashtu sepse vetëm edhe ajo akuzë u kishte ngelur ende pa e provuar. Natyrisht se nuk është e vërtetë.

Sondazhet e kryera së fundmi tregojnë një nostalgji të madhe për diktatorin shqiptar Enver Hoxha. Ju si mendoni, pse gjithë kjo nostalgji për ish-liderin komunist?

Në diktaturë njerëzit ishin lodhur nga barazia pa liri (që ta kujton burgun) e tash në demokraci janë lodhur nga liria pa barazi (që i ngjan xhunglës). Aq më tepër që kjo liri për një çerek shekulli na doli të jetë shumë më tepër liri e tregut dhe e kapitalit sesa liri e njeriut dhe e qytetarit. Shqiptari e ka kombin historikisht si përkatësi kulturore e shpirtërore, por shqiptari nuk e ka shtetin aktualisht si garantues të drejtësisë dhe sigurisë. Prandaj edhe nostalgjia…

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close