Albin Kurti para dy vitesh ishte përgjigjur edhe për akuzat se pse Vetëvendosje shpesh konsiderohet si një parti komuniste dhe që mbështetet në islamin radikal.
Pyetja: Disa media e akuzojnë Vetëvendosjen si një lëvizje që po mbështetet tek islami radikal. Sa e vërtetë është?
Përgjigja: E thanë ashtu sepse vetëm edhe ajo akuzë u kishte ngelur ende pa e provuar. Natyrisht se nuk është e vërtetë.
Sondazhet e kryera së fundmi tregojnë një nostalgji të madhe për diktatorin shqiptar Enver Hoxha. Ju si mendoni, pse gjithë kjo nostalgji për ish-liderin komunist?
Në diktaturë njerëzit ishin lodhur nga barazia pa liri (që ta kujton burgun) e tash në demokraci janë lodhur nga liria pa barazi (që i ngjan xhunglës). Aq më tepër që kjo liri për një çerek shekulli na doli të jetë shumë më tepër liri e tregut dhe e kapitalit sesa liri e njeriut dhe e qytetarit. Shqiptari e ka kombin historikisht si përkatësi kulturore e shpirtërore, por shqiptari nuk e ka shtetin aktualisht si garantues të drejtësisë dhe sigurisë. Prandaj edhe nostalgjia…