Ikballe Berisha-Hudutin, përfaqësuese e sektit “shiite” në Kosovë, ka vajtuar vdekjen e gjeneralit iranian, Qasim Soleimani, që u vra nga një sulm ajror të SHBA-ve në Aeroportin e Bagdadit, në Irak.
Ajo përmes një postimi të saj në ‘Facebook’, e quajti shtetin më aleat të Kosovës, SHBA-në, kriminelë.
“Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak kriminile ata janë të vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel. Kriminelet ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21”, ka shkruar ajo.
Kush është Ikballe Berisha-Huduti?
Ikballe Huditi-Berisha, e njohur edhe si “Hoxhanesha Ikballe”, themeloi dhe e kishte me qira në pronën e saj një fondacion fetar islamik që për autoritet shtetërore kosovare i përket rrymës “shiite”, dhe për këto autoritet, ajo bashkë me bashkëshortin e saj, Asllan Huduti, një biznesmen i patundshmërive, shpërndan idetë e këtij sekti.
Ionnis Michaletos, një ekspert i Ballkanit në analizën e tij “Pushteti i butë i Iranit mbërrin në Ballkan”, shkruan që kjo OJQ (Fondacioni Kur’ani), dhe një sërë OJQ-sh të tjera që kanë lidhje me qiftin Huduti, punojnë për interes të Iranit në Kosovë.
“Irani…ka ngritur disa OJQ, por zgjerimi i tyre është shumë i vështirë, ndër të tjera edhe për shkak të konkurrencës së ashpër të forcave syni të Arabisë Saudite dhe Turqisë, si edhe prezencës së fortë të forcave ndërkombëtare policore, ushtarake dhe civile”, thotë ai dhe sqaron se fondacioni “Kur’ani” drejtohet nga universiteti iranian “Xhometul Noustafa”- drejtor i të cilit (universitetit) është Imami Muhamed Bagher Salehi, vëllai i të cilit është diplomat i lartë iranianë.
Megjithëse një predikuese fetare, Ikball Berisha- Huduti me krenari e mbanë në profilin e saj në ‘Facebook’, një video të shoqëruar me muzikë orientale duke gjuajtur me armë. “Mirë, nuk paskam harruar”, thotë ajo derisa sheh suksesin në qitje me armë zjarr derisa citon një thënie të Profetit Muhamed: “Prindërit janë të obliguar ndaj fëmijëve që t’ua mësojnë (pos tjerash edhe) përdorimin e armës”.
Ikballja, ka po ashtu publike një fotografi me ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad.
Kjo fotografi i është përshkruar edhe si afërsi miqësie me këtë me Ahmadinejadin, një figurë politike që njihet për përplasjen e tij të fortë me perëndimin e në veçanti me Shtete e Bashkuara të Amerikës.
OJQ’ja” Kur’ani” në Kosovë u themelua nga një iranian, por për autoritetet kosovare themeluese është Ikballe Huditit e bashkëshorti i saj, Asllan Huduti.
Hasan Azari Bejandi është një iranian që operon në Kosovë bashkë me familjen Huduti, që organet kosovare të hetimit e përshkruajnë si shpërndarës të “shiizmit” në Kosovë.
Kjo shoqatë është regjistruar në Kosovë në vitin 2002, kurse, sipas dokumenteve të publikuar më parë, del se vetëm në një vit kjo organizatë ka qarkullim financiar mbi 100 mijë euro.
Por kjo shoqatë nuk funksion si e vetme, pas saj renditen “Nisa”, “Bregu i Diellit”, ; OJQ’ja “Ehli Bejti” dhe media të shtypura si revista “Vlera”, “Lumturia” e një sërë mediesh të tjera elektronike që përhapin frymën e revolucionit islamik në Iran në Homeinit. Në nga këto faqe është edhe portali ‘mediaelire.net”.
Ky institut u regjistrua si OJQ me numër 51139089 në Ministrinë e Administratës Publike Drejtor Ekzekutiv është Abdullah Rexhepi, ndërsa themelues është Hasan Azari, që është në të njëjtën kohë edhe drejtor i Shoqatës “Kur’ani” në Prizren.
Lidhjet me biznesin e pronave dhe dyshimet për shpërlarje parash
Deri tash OJQ “Kur’ani” ka një lidhje financiare me një tjetër OJQ që punon në Prishtinë si konvikt- OJQ’në “Bregu i Diellit”.
P0 ashtu këto të dyja janë duke u shikuar seriozisht nga autoritet shtetërore kosovare – ato që merren me shpëlarjen e parave dhe ato që hetojnë terrorizmin, dhe atë për shkak të qarkullimeve financiare të këtyre dy OJQ’ve më të cilat lidhen përmes shitblerjeve të patundshmërive drejt me qiftin Huditi (Ikballe dhe Sllan Huditi).
Asllan Huditi, biznesmen i patundshmërive, është pjesë e transaksioneve për prona që ka blerë OJQ’ja “Bregu i Diellit”, i cili ka marrë mijëra euro nga Gokhan Yildiz, drejtues i kësaj shoqate.
Paratë u morrin në emër të blerjes së një trualli, por për autoritetet kosovare ky është një transaksion i dyshimtë.
Nga mediat ishte gjetur se ai ka pronësi ose aksione në D.P.T. “Gallery” N.SH. ” Complete “, ndërsa vetën publikisht e nënshkruan si ndërmjetës në këto biznese.
Edhe gruaja e tij, Ikballe Huduti ka bizneset e saja. Ajo ka pronësi në biznesin NPSH “Kevser” si dhe në shtëpinë botuese “DIELLI PAS REVE”, me të cilën edhe e boton revistën “Vlera”./Insajderi.com