fbpx
Lajme

Lidhja me origjinën, Bebe Rexha: Çdo vit shkoj në Dibër dhe Gostivar

Bebe Rexha është 31 vjeçare dhe ka lindur në Brooklyn të New Yorkut në SHBA, në një familje shqiptare. Kur lindi u pagëzua me emrin Bleta, kurse me pas përdori emrin artistik Bebe.

Babai i saj është shqiptar nga Dibra e Maqedonisë. Ai shkoi në SHBA së bashku me bashkëshorten edhe kjo shqiptare me origjinë nga Gostivari. Familja Rexha i ruan lidhjet me te afërmit në Maqedoni.

“Unë shkoj në Dibër në Maqedoni për të vizituar familjarët e mi të paktën një herë në vit”, citon Shqiptarja fjalët e Bebe Rexhës. Atë e sheh shpesh të fotografohet në dasma dhe ngjarje familjare kur vjen në Dibër.Lexo po ashtu:

Këngëtarja dhe kompozitorja shqiptare u bë e njohur për faktin se shkroi superhitin “The Monster” të Eminem dhe Rihanna.

Në vitin 2014, ajo u shfaq me debutimet e saj solo dhe pastaj u paraqit në skenë me reperin Pitbull, e më pas me David Guettan, me Nicki Minaj e Afrojack.

Së fundmi, Bebe ka publikuar albumin “No Hearts Broken” me Nicki Minaj që është produksion i The Invisible Men.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close