fbpx
Lajme

Limaj: Jemi të gatshëm të bashkëqeverisim me LDK-në

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj thotë se partitë politike janë deklaruar se nuk duan të shkojnë në zgjedhje por do të punojnë për qeveri të re.

Në këtë mënyrë, thotë ai, Nisma Socialdemokrate, është e gatshme ta jap kontributin e saj në këtë drejtim.

“Derisa partitë politike kanë deklaruar që janë jo për të shkuar në zgjedhje port ë pasur qeveri të re, atëherë të gjithë kemi marrë obligim për të jetësuar një gjë të tillë.

Edhe Nisma do ta jap kontributin e vet për të shkuar drejt një opsioni për qeverinë e re.

Nëse kërkohet ndihma e Nismës Socialdemokrate, ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë në këtë drejtim”, ka thënë Limaj.

I pyetur rreth kërkesës së VV-së për zgjedhje, Limaj tha:

“Nëse dikush ka qëndrime politike për me shku në zgjedhje, është në rregull, por kur mundohesh me ua imponu të tjerëve atëherë nuk është në rregull”, ka thënë ai në RTK.

“Po, LDK kur e ka ngritë mocionin na ka ftuar, ka qenë takim public, na i ka treguar arsyet e mocionit dhe kemi treguar se vendi nuk është i gatshëm të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Limaj.

“LDK ditëve të fundit ka bërë një hap tjetër me Këshillin e Përgjitshëm, mendoj se ka kryer një obligim, një procedurë Brenda partisë”, ka thënë ai.

“Edhe ne jemi duke u konsultuar, kur kemi dicka reale, serioze edhe ne duhet ta bëjmë konsultimin me partitë”, ka thënë Limaj.

“Jemi të gatshëm të bashkëqeverisim me LDK-në dhe me partitë tjera.

Është temë tjetër programi, agjenda, ato nuk mundem me i diskutu pa pasë hapa konkret për atë temë”, tha Limaj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close