fbpx
Lajme

Limaj kishte treguar se nga e nxjerri informatën se Lutfi Ajazi kishte gisht në vrasjen e Enver Malokut

Fatmir Limaj kishte dhënë dëshminë e tij për Tribunalin e Hagës në vitin 2005. Ai kishte treguar se njëri nga njerëzit më të rrezikshëm të ish sistemit Lutfi Ajazi kishte gisht në vrasjen e Enver Malokut dhe plagosjen e Sabri Hamitit. Pas kësaj, vajza e Enver Malokut kishte kërkuar shpjegime nga Fatmir Limaj. Ky i fundit ia kishte nisur një letër përmes një postimi në facebook.

“E nderuara znj.Doruntina Maloku, ashtu siq edhe e keni përcjellur dhe lexuar dëshminë time në Tribunalin e Hagës të dhënë në maj të vitit 2005, unë asokohe qëllimisht në seancë të hapur gjyqësore kam folur për rastin e prindit tuaj të ndjerë z. Enver Maloku dhe të akademikut të nderuar z.Sabri Hamiti.

E nderuar, gjatë gjykimit tim në Tribunalin e Hagës, nga dokumentet e prokururisë në të cilat kam pasur qasje unë, kam hasur dëshminë e një puntori të sigurimit shtetror Serb (UDB), dhe ai aty në atë dëshmi përpos të tjerave e ka përmendur edhe rastin e prindit tuaj dhe të z.Hamiti.

Unë e kam përdorur atë deklaratë të tij gjatë marrjës sime në pyetje nga ana e prokurorisë së Tribunalit të Hagës me qëllim që sado pak të ndihmoj në zbardhjen e këtyre rasteve, dhe poashtu me qëllimin dhe me shpresën që edhe juve si familje mund të ju ndihmoj për zbardhjen e së vërtetës ajo deklaratë e ati njeriu që siq e thash më lartë ka punuar në sigurimin shtetëror Serb (UDB).

Përpos asaj që e kam thënë në atë dëshmi time ( e cila është publike qe 11vite) unë nuk di asgjë tjetër, nuk kam asnjë njohuri tjetër përveq asaj që e kam gjetur në dosjet e prokurorise së Tribunalit të Hagës, e që unë me vetë iniciativë e kam komentuar në gjykatë, siq e thash më lartë për të ndhihmuar sadopak të ndriqohen këto raste.

Shpresoj sado pak t’ju kam ndihmuar.

Me respekt,
F.L” (sic.), ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close