Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka deklaruar sot se në Kosovë nuk kontrollohet cilësia e produkteve.
Kësaj deklarate të zëvendëskryeministrit i është përgjigjur menjëherë udhëheqësi i organizatës joqeveritare, Konsumatori.
Teksa ka përshëndetur deklaratat e Limajt, Selatin Kaçaniku ka thënë se paralajmërimet e vazhdueshme të konsumatorëve nuk janë dëgjuar për më shumë se 10 vjet.
Duke thënë se shumë njerëz kanë paguar me jetë atë që ai e ka quajtur neglizhencë të institucioneve, Kaçaniku i ka bërë thirrje Limajt që tash deklaratat t’i mbështesë me veprime konkrete.
“Hapuni më tutje z. z/v Kryeministër Limaj. Dëshmoni e dëshmohuni. Njihjani të drejtën Kushtetuese e ligjore qytetarit konsumator taksapagues për matjen e cilësisë së produkteve dhe të performancës së shërbimeve”, ka shkruar Kaçaniku në llogarinë e tij në Facebook.
Shkrimi i plotë i Kaçanikut, pa ndërhyrje:
” Xhëmat ” e qytetarit konsumator taksapagues, edhe nëpërmes Org. KONSUMATORI, për më gjatë se 10 vite nuk i dëgjoi askush.
Gëzohemi se, më në fund, një z/v kryeministër po mendon dhe po e thot njësoj.
Për ata të cilët neglizhencën e institucioneve e mekanizmave e kanë paguar me jetë – është vonë. Ne të tjerët kemi shpresë.
Z. z/v kryeminstër Fatmir Limaj: Ju, Presidenti i Shtetit, Kryeparlamentari, Kryeministri, ministrat… kryetarët e partive politike…keni shumë zëvendësa, kabinete, këshilltarë, bashkpunëtorë… ” kallaballëk ” të jashtëm e të brendshëm, me pagesë dhe PRO BONO – por për kauzën, për të drejtat e obligimet, për intereset e dinjitetin e qytetarit konsumator taksapagues – e keni ose nuk e keni.asken, asnjë ?!
Pse ?!
Hapuni më tutje z. z/v Kryeministër Limaj. Dëshmoni e dëshmohuni. Njihjani të drejtën Kushtetuese e ligjore qytetarit konsumator taksapagues për matjen e cilësisë së produkteve dhe të performancës së shërbimeve.
Beteja për shëndet e jetë, komb e Shtet, për cilësi e performancë, për të drejta e dinjitet…është LUFTÉ QÉ NUK MBARON KURRÉ !!!