“Kolegët gazetarë e patën mundësinë sot me futë në grill kryeministrin dhe të zëvendësin e tij.Nuk e bën, nuk e di pse. Le të vjen kryeministri në Debat Plus përballë analistëve, ose le ta çojnë një përfaqësues.Garantoj që pas 15 minutash emision e lëshojnë studion”, ka shkruar gazetari Lirim Mehmetaj në llogarinë e tij në facebook.
Po ashtu, pas një replike me një qytetar, Lirim Mehmetaj ka treguar se LVV! refuzon të dalë përballë tij në debat televiziv.
“Ti flet kot, mua 1 here me kane pranu deputetet e Vetevendosjes ne debat, ajt futu shihe debatin cka ju ka ndodhe. Me nuk me pranojne asnjehere. Kusht e kane qe une te mos jem aty kur vijne. A po i ftoj publikisht me ardhe, atehere?”, ka shkruar Lirim Mehmetaj.
Lirim Mehmetaj, ka vazhduar me kritikat e tij ndaj kryeministrit Kurti dhe zv. Besnik Bislimi, duke thënë se “Pyetja 1 milion dollarë! Nëse ndërmjetësuesi është i anshëm dhe e favorizon Serbinë, atëherë si u bë që e solli një Marrëveshje që Kurti thotë se është e favorshme për Kosovën? Pyetja 10 euro. U pranua edhe sot në konferencë që në Marrëveshje është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Besnik Bislimi pati thënë që nëse ka Asociacion, qoftë dhe me kompetenca jo ekzekutive, ai jep dorëheqje. Pse nuk po jep?”.