Shkruan: Lirim Mehmetaj
Qenka Veton Surroi në Debat Plus…
Në shtator të vitit 1990 Shkëlzen Maliqi dhe Veton Surroi me vetiniciativë fillojnë botimin e një reviste javore “Koha Javore”.
Numri i parë i revistës del me 15 shtator.
Redaksia e revistës në fillim vendoset në zyrën e Shkëlzen Maliqit te Bashkësia Kulturore Arsimore e Kosovës.
Regjistrimin, meqë në Kosovë kishin probleme, e bëjnë në Rjekë të Kroacisë ku iu ndihmon një biznesmen shqiptar nga Zagrebi me emrin Vehbi Veliu.
Atëherë Federata Jugosllave ishte ende një treg i përbashkët për mediume.
Kur Kroacia dhe Sllovenia shpallin pavarësinë regjistrimi në Rjekë më nuk vlen dhe duhet të regjistrohen në Kosovë.
“Koha Javore” tashmë ishte etabluar. Ishte botuar për rreth një vit.
Surroi e Maliqi e kishin projektuar revistën si botim i përbashkët aksionar, por e kishin bërë pa kontrata e në mirëbesim meqë ishin shokë.
Surroi në momentin e përshtatshëm ia ngulë Maliqit, e mashtron dhe ia merr të gjitha aksionet për vete, tashmë edhe emrin e respektuar të Kohës.
Veton Surroi është hajn me pedigre dhe kur i jepet rasti i vjedh edhe shokët, si në këtë rast Maliqin.
Zaten një numër i konsiderueshëm hajnash edhe paslufte janë farkëtuar nga stërvitjet e tij prej hajduti të zhdërvjelltë.
Sonte, pos nëse dëshironi të dëgjoni se si vidhet, se tjetër s’keni çfarë dëgjoni prej tij.
P.S
Në foto Shkëlzen Maliqi në vitet 90-ta, pak pasi e kishte kuptuar që ia futi kepen “shoku i idealit”.