Pak orë pas arrestimit janë liruar pesë serbët e arrestuar në komunën e Gjilanit.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, kryeprokurori i prokurorisë në Gjilan, Jetish Maloku. Maloku ka theksuar se të njëjtit janë liruar pas intervistimit.
“Pas bastisjes dhe kontrollit të shtëpive dhe objekteve përcjellëse të pesë të dyshuarve, të njëjtit janë sjellur në stacionin policor në Gjilan, nga Drejtoria e Hetimeve të Krimeve të Rënda në Prishtinë, meqë rast janë intervistuar të njëjtit lidhur me dyshimin për veprën penale të kryer. Pas intervistimit të tyre të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt për në shtëpitë e tyre”, ka thënë Maloku për Indeksonline.
Gjithashtu Maloku ka shtuar se gjatë kësaj kohe janë konfiskuar disa materiale të ndryshme si fishekë dhe armë të cilat janë konfiskuar përkohësisht dhe pritet të ekzaminohen dhe të hetohen në procedurë të rregullt.