fbpx
Lajme

Lista Guxo në sondazhe sillet prej 0-1 për qind, vazhdojnë ta godasin një të paraburgosur

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “Oxygen”, teksa ka kritikuar pushtetet e kaluara, e në veçanti ish-kreun e shtetit Hashim Thaçin, i cili aktualisht është në Hagë.

Ai gjersa ka folur për gjendjen dhe situatën në Kosovë ka thënë se ish-krerët kanë bërë gabime strategjike në momentet më të favorshme të Kosovës.

Ne kemi bërë disa gabime shumë strategjike në momentin më të favorshëm për Kosovën. Pas vitit 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka njohur Kosovën si shtet. Ne jemi futur në një proces të ashtuquajtur të bisedimeve teknike me Serbinë. Edhe në nivele diplomatike mandej është thënë që mos vazhdoni me njohje për shkak se këta vetëm janë futur në procesin negociator dhe kanë më bo një zgjidhje finale,” – shtoi ai.

Peci ka thënë se Thaçi atë kohë pati dalë me idenë që kufijtë e Kosovës diku duhet ndryshuar, diku duhet reviduar, e diku duhet një shkëmbim e korrigjim.

Njëkohësisht, i pari i vendit ka dalë me idenë që Kosovën kufijtë diku me i ndryshu, diku me revidu, diku një shkëmbim diku korrigjim”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, udhëheqësi i emisionit, Besim Dina, i është kundërpërgjigjur se elemente të tilla ka pasur edhe brenda LDK-së sa ishte edhe vetë Peci pjesë e saj. Peci nuk e mohoi një gjë të tillë, por konstatoi se të gjitha kanë qënë në disfavor të Kosovës.

Ka pas edhe elemente të tilla edhe brenda LDK-së, por krejt këto kanë shkuar në disfavor të Kosovës, për shkak se secili vend në arenën ndërkombëtare, në momentin kur i pari i shtetit, në momentin kur akterë të rëndësishëm politikë e vënë në pikëpyetje shtetësinë dhe qartësinë e kufijve”, sqaroi ai.

Në fund, ministri Peci sqaroi se karakteri unitar i shtetit përcaktohet përmes një definimi të qartë të kufijve të vet.

Janë disa parime kur të përcaktohen kufijtë ose shteti: -e para është territori, ku thotë është i definuar qartë. Kjo është fjalia edhe elementi i parë i njohjes dhe shtetësisë ndërkombëtare”, u shpreh Peci.

Moderatori Dina nuk e la pa përmendur faktin se Qeveria aktuale është e thirrur edhe për t’i korrigjuar gabimet e të kaluarës. Në këtë përgjigje ministri Peci tha se po bëjnë çmos për të bërë më të mirën që të sanohen gabimet që janë shkaktuar më herët dhe se çdo ditë po punojnë në këtë drejtim.

Vlen të theksohet fakti që Lista GUXO për momentin gëzon një reputacion fare të vogël qytetar, nëse këtë e shohim në bazë të sondazheve të fundit të publikuara, ku ajo llogaritet në rreth 1% të preferencës popullore. Sidoqoftë, drejtuesit e saj po vazhdojnë të gjejnë kohë që t’i sulmojnë sulmojnë të burgosurit në Hagë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close