Lista Serbe ka fituar zgjedhjet në raundin e parë në Mitrovicën e Veriut. Sipas Demokracisë në Veprim, 63.56 për qind të votave i ka fituar Lista Serbe. PDK-ja ka dalë e treta në këtë komunë duke fituar 8.08 për qind të votave, ndërkohë që e dyta me 18.04 për qind të vota doli Iniciativa Qytetare.