Kanë përfunduar numërimet edhe në Partesh, komunë kjo e cila ka shkuar në rivotim.
Sipas rezultateve preliminare nga KQZ, në Partesh ka fituar Dragan Petkovic nga Lista Serbe.
Petkovic ka marrë 1 mijë e 316 vota ose 61.81 për qind të votave ndërsa Nenad Cvetkovic 813 vota ose 38.19 për qind.
Në Partesh PZAP-i anuloi rezultatet e votimit për kryetar të komunës, të mbajtur më 22 tetor, prandaj ka ndodhur rivotimi.
E vetmja komunë komunë ku nuk ka fituar Lista Serbe është Kllokoti.
Në Kllokot ka fituar Bozidar Dejanovic nga GI Klokot-VRBOVAC.
Lista Serbe fitoi Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviçin, Zubin Potokun, Novobërdën, Shtërpcën, Rranillugun dhe Graçanicën.