Epilogu

Lladrovci: Në 1998, serbët provuan ta kidnapojnë dhe eleminojnë Ali Ahmetin, lidhja kryesore e Adem Jasharit ishte Ali Ahmeti

Ramiz Lladrovci tregoi disa detaje interesante dhe të pathëna për kreun e shqiptarëve të Maqedonisë z. Ali Ahmeti. Ai tregoi se strukturat e caktuara të Serbisë, provuan ta eliminojnë Ali Ahmetin me datë 26 nëntor 1998, vetëm katër ditë pas vrasjes së Fehmi Lladrovcit, duke menduar se atij ju thyen krahët ata provuan ta kidnapojnë e pastaj ta eliminojnë Ali Ahmetin.

Bedri Islami ish kreu i LPK-së

Në arkivin e LPKsë është një proces ku Adem Jashari për herë të parë kërkon haptas dhe thotë ne jemi gati të bëjmë çdo javë nga një aksion kështu shprehet Bedri Islami ish kreu i LPK së informon Tetovasot.

Në rrëfimin e tij ai thotë se por dikush do t’i marr përsipër sepse lëvizjet kaçake përfundojnë si kaçak dhe ne nuk duhet të jemi lëvizje kaçake.
Islami shprehet se një nga njerëzit që më së pari e përqafon idenë e një lëvizjeje të armatosur është Ali Ahmeti, pa asnjë dyshim.

Bëhet mbledhja e Kërçovës që është një mbledhje e jashtëzakonisht e rëndësishme në historinë e Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës,ku për herë të parë hidhen poshtë tezat nënshtruese qoftë të organizatave ilegale dhe vendoset përfundimisht luftimi.

Ali Ahmeti është ndër anëtarët e parë të udhëheqjes së lartë të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe ndër anëtarët e parë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,kjo është shumë e rëndësishme shprehet midis të tjerash Islami mbi aktivitetet patriotike të Ali Ahmetit.

Adem Jashari sipas tij e ka patur lidhjen kryesore me Ali Ahmetin, Zahir Pajaziti me pseudonimin Ismeti e ka patur lidhjen me Ali Ahmetin, Adrian Krasniqi dhe Qerim Kelmendi kanë qenë ndërlidhësit e Ali Ahmetit Konjushevci-Mërgimi poashtu.Pra e gjithë ajo strukturë që do formonte pastaj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kalon nëpërmjet këtij njeriu pra Ali Ahmetit tha Islami. /Tetovasot/

Exit mobile version