Kreu i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci ka thënë se në Qeverinë Kurti shumë ministra dhe deputetë që janë anti-UÇK. Ai shprehet se Vetëvendosja ka më së shumti vota për atë ka edhe persona të këqinj ma shumë.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka folur për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor.
Lladrovci në Pressing të T7 ka komentuar edhe kandidaturat e komunave të tjera.
I pyetur se kë do të dëshironte për kryetar të komunës së Skenderajt, Lladrovci tha se preferon Bekim Jasharin.
“Nuk kandidojnë të dy, po nëse kandidon Bekim Jashari, unë kisha dashur të fitojë Bekim Jashari. Koha ka me qenë dëshmia më e mirë. Dytë s’kanë me qenë”, ka thënë Lladrovci.