Epilogu

Loja e LDK-së: Dëshiron 7 ministri, presidentin dhe kryeparlamentarin

Kërkesat e LDK-së kundrejt LVV-së që pozita e kryeministrit të baras vlerësohet me 4 ministri, të kenë pozitën e kryeparlamentarit, si dhe ulësen e presidentit(pas dy viteve) po shihen si lojë e radhës e LDK-së. Analistët vlerësojnë se kushtet e tilla nga ana e LDK-së kanë për qëllim fuqizimin e kësaj partie në negociatat me Vetëvendosjen, si dhe zbehin mundësinë për bashkëpunim mes dy partive, shkruan sot gazeta Zëri.

Dy partitë opozitare në legjislaturën e kaluar, LVV dhe LDK të cilat në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, shënuan fitore në raport me partitë që ishin në pushtet, tashmë disa muaj po negociojnë për arritjen e një koalicioni pas zgjedhor. Ndonëse të dyja partitë deklarativisht thonë se janë në prag të nënshkrimit të marrëveshjes, është LDK-ja ajo e cila ka potencuar se nuk dëshiron që me LVV-në të udhëheq me numër të barabartë dikasteresh qeveritare. Madje kandidatja për kryeministre nga radhët e kësaj partie, Vjosa Osmani kishte thënë se pozita e kryeministrit ka barasvlerë sa katër ministri.

“Ofenduese nëse dikush thotë që pozita e kryeministrit është e barasvlershme me pozitën e kryetarit të Kuvendit. Njëjtë ofenduese nëse thuhet se ajo e kryeministrit është e njëjtë me atë të Presidentit. Nuk është e barabartë sepse vetë kryeministri ka barasvlerë sa katër ministri”, ka thënë Osmani. E njëjta gjë është ripërsëritur nga përfaqësues të kësaj partie, mirëpo është kundërshtuar ashpër nga zyrtar të “Vetëvendosjes”, të cilët thonë se assesi nuk do të pranojnë kushte nga LDK-ja. Madje sipas tyre nuk përjashtohen as zgjedhjet e reja, pasi që siç vlerësojnë ata, qeveria e re nuk do të bëhet dosido.

Exit mobile version