Lojë shpërblyese për ferizajasit: Kush e mban mend një projekt të kryer nga Kurti në Ferizaj për 5 vjet, fiton 10 mijë euro
Sipas të dhënave të KQZ-së, Vetëvendosje në vitin 2021 ka marrë në Ferizaj 60.59%, LDK 9.14%, Nisma 1.52%, PDK 21,99%. AAK 3.20% dhe subjektet tjera 3.56%.
Besoni ose jo, 31516 vota i mori Kurti në Ferizaj.
Pas 5 vitesh në pushtet, qyteti i Ferizajt nuk mori asnjë projekt apo investim kapital nga Qeveria Kurti. Përkundrazi, qyteti që mori më së shumti gjoba nga Qeveria Kurti është qyteti i Ferizajt. Po ashtu, edhe reduktimet më të ashpra që dëmtuan bizneset ndodhën në Ferizaj.
Projektet ekzistuese të cilat ishin afër përfundimit, si Spitali i Ferizajt, është bllokuar nga Qeveria Kurti.
Qytetarët e Ferizajt tashmë janë dëshpëruar. Askush nga ta nuk mund ta mbajë në mend një projekt të Qeverisë Kurti. Asnjë.
Disa qytetarë i kanë thënë Epilogut se tani ka filluar një tallje mes qytetarëve të Ferizajt, duke thënë se kush e mban mend një projekt të kryer nga Kurti në Ferizaj për 5 vjet, fiton 10 mijë euro. Kjo ironi tregon nivelin e pakënaqësisë në Ferizaj.