fbpx
Sport

Lojtarët e Premier Leagues udhëzohen të bëhen gati rikthim në fund të majit

Lojtarët e Premier Leagues janë udhëzuar që të bëhen gati për t’iu kthyer stërvitjeve të plota në fund të majit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Koha.net.

Në mesin e udhëzimeve që kanë dhënë klubet për lojtarët, pos që është paralajmërimi për kthimin në stërvitje në fund të muajit të ardhshëm, atyre u është thënë edhe të anulojnë çdo plan për t’u larguar nga vendi gjatë periudhës që në të kaluarën ishte pushimi i tyre.

Po ashtu i është thënë të jenë të gatshëm për t’iu kthyer aktiviteteve të futbollit në një njoftim paraprak prej 48 orësh.

Ky është një indikacion tjetër se klubet po përgatiten për të përfunduar stinorin. Në shumë klub stërvitjet po vazhdojnë nga shtëpitë, ku lojtarëve po u dërgohen planet stërvitore.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close