“Lojtari i Vitit”, 21 fituesit historik ndër vite – Cristiano barazoi Zidanin dhe Ronaldon
Zidane, Cristiano dhe Ronaldo braziliani – janë tre lojtarët që e kanë fituar më së shumti çmimin e më të mirit nga FIFA.
14 lojtarë e kanë fituar çmimin e më të mirit të dhënë nga FIFA nga viti 1991-2017, shkruan Gazeta Express.
Lojtari më i mirë i vitit është dhënë pa ndërprerje nga FIFA nga viti 1991-2009, pasi në periudhën 2010-2015 ky trofe u shkri me Topin e Artë që dhurohej së bashku me “France Football”, por që sërish janë ndarë.
Në 2016’ën FIFA e “rikrijoi” këtë trofe me emrin “Lojtari më i mirë i vitit mashkull”, çmim që i ka shkuar në dy vitet e fundit portugezit, Cristiano Ronaldo.
Madrileni e ndan vendin e parë me më shumë titujt me dy legjenda të tjera të futbollit Ronaldon tjetër, atë brazilianin, dhe francezin Zinedine Zidan, të tre e kanë fituar nga 3 herë këtë titull.
Çmimin e dhuruar nga FIFA e kanë fituar më së shumti lojtarë brazilian, tetë, kur gjashtë herë lojtarë të Barcelonës e Real Madridit.
Por kush janë lojtarët e tjerë që e kanë merituar këtë çmim në 21 vite, ju ftojmë të shihni fotot e mëposhtme.