fbpx
Lajme

Loshi: Ju deputetë islamistë provoni fatin me Shefqet Krasniqin, ai që Nënë Terezës ia caktoi përjetësinë në ferr

Njohësi i ҫështjeve politike, Liri Loshi i njohur në popull si mjeku i UҪK-së është përfshirë sërish në debatin për shaminë në shkolla.

Ai shkruan në Facebook se derisa islamistët thonë se janë 95% muslimanë, ai thotë se nuk është e vërtetë, pasi as 10% e tyre nuk plotësojnë striktet e islamit.

Madje thotë se të tillët nuk e stimulojnë bartjen e shamisë, as nuk e votojnë atë në asnjë rast.

Sa i përket kryeministrit, ai thotë se Albin Kurti e di mirë se shamia është e dëmshme për kombin, është një mollë sherri që i ndanë shqiptarët dhe ai nuk i bën presion askujt me e kalu shaminë.

“Albini ma shumë ka me ba presion për kodin civil (martesat e gjinisë së njëjtë) sesa për shaminë. Tash po shihet qartë se Albini ju ka premtu me e kalu shaminë, por që po themi se nuk e kaloi? Atëherë ju grupi i islamistëve politikë do të largoheni nga Vetëvendosje dhe do të kërkoni një partner tjeter. Rrugë tjetër nuk keni”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Islamistët: “95%  jemi muslimanë!”

E pa vërtetetë. Nëse musliman  i bie me i plotësu strikt 5 shartet e Islamit, atëherë nuk dalin as 10%. Pjesa tjetër janë muslimanë pasivë, që nuk e praktikojnë fenë pos kur asht festë bajrami, që nuk falën, që nuk binë shahadet, ose binë shahadet veç kur tutën, kur iu kerset reja para kamve dhe që nuk e kanë hiç problem me pi birra, verë, ëiski, vodka deri në dehje të trupit.

Të tillët nuk e stimulojnë bartjen e shamisë, as nuk e votojnë atë në asnjë rast. Meqë, deputetët përfaqësojnë popullin, atëherë komuniteti që po shtyen përpara futjen e shamisë nëpër shkolla, nuk ka aq vota sa me e kalu një ligj për këtë. Qeveria mundet me e pezullu udhëzimin për ndalimin e shamisë, por pezullimi, si një gjë e përkohëshme, nuk është adresim definitiv i çështjes. Pra, shamia nuk ka me hy nëpër shkolla dhe me iu ngul kombit si thikë në zemër, kur ai nuk e do shaminë.

Ju që po thoni se na që jemi kundër shamisë jemj pak, ose jeni tu genjy me qëllim propagande. ose thjesht, nuk e njihni popullin tuaj. Ne që jemi kundër shamisë, jemi shumica absolute dhe ju garantoj se shamia s’ka me kalu. Albin Kurti me deklaratën e tij në mbështeje të shamive, ka ba një gaf politik që ka me i kushtu. Nuk ka me pasë ma shumë vota, por ka me pasë ma pak. Pse? Sepse vetëm në parlament adresohet definitivisht çështja e shamisë e parlamenti asht i dominuar nga deputetët që nuk i mbyllin dritaret e kombit me perde të mesjetës. Vota nuk kalon.

Albin Kurti e di mirë se shamia është e dëmshme për kombin, është një mollë sherri që i ndanë shqiptarët dhe ai nuk i bën presion askujt me e kalu shaminë. Albini ma shumë ka me ba presion për kodin civil (martesat e gjinisë së njëjtë) sesa për shaminë. Tash po shihet qartë se Albini ju ka premtu me e kalu shaminë, por që po themi se nuk e kaloi? Atëherë ju grupi i islamistëve politikë do të largoheni nga Vetëvendosje dhe do të kërkoni një partner tjeter. Rrugë tjetër nuk keni.

Ju jeni të njëjtit që jeni sorrollatë te LDK, PDK, të Pacolli, te Ferid Agani, të Gëzim Këlmendi e krejt në fund tash tek Albini. Ju s’keni shumë vota, veç genjeni se keni. Në fakt votat i keni marrë në emër të ndryshimit pozitiv e jo për kauzë të shamisë nëpër shkolla qysh jeni t’u vepru tash. Populli nuk i jep vota askujt për me e degradu jeten e tyre siç po tentoni ju tash kur po mendoni se jeni faktor politik. Nuk keni qenë faktorë, as nuk jeni. Po të ishit nuk do të futeshit në xhep të Albinit, por do të provonit me liderin tuaj shpirtëror, Shefqet Krasniqin, atë që nënë Terezës i caktoi përjetësinë në ferr! Ju e dini mirë se me Shefqet Krasniqin as pragun nuk e kaloni.

Ju veç keni dashtë me u rritë si grup në Vetëvendosje t’u i pranu formalisht kauzat e Albinit e me e realizu kur t’ju vie në shtek kauzën e shamisë. E, nëse kjo ndez, me e ba edhe segregacionin e nxënësve mashkuj nga nxënësit femra, qysh e “ka lanë” Allahu në Kuran! Pastaj vijnë kërkesa tjera edhe ma radikale deri tek lejimi i martesave brenda familjes qysh bahet në shumë vende islamike që ky popull i urren dhe nuk i pranon.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close