Raporti i kryeministrit Kurti me luftën çlirimtare dhe UÇK-në është mediatizuar kohë pas kohe për shkak të marrëdhënies së përkeqësuar të tij me krerët e kësaj lufte, e së fundi edhe për shkak të deklaratave të ministres së tij, Donika Gërvalla Schwarz. Por, një rrëfim autentik e sjell një komentues i Periskopit derisa Kurti punonte në zyrën e UÇK-së në Prishtinë për Adem Demaçin.
Milaim Mulaj, luftëtar i UÇK-së tregon se është takuar me Kurtin dhe Demaçin në fillim të qershorit 1998.
Derisa rrëfen se Demaçi ka qenë i përzemërt me ta, ka folur, i ka përqafuar e ka bërë shaka, Kurti i ka “vjedhur me sy” [sic] dhe gjithë kohën ka qëndruar i heshtur duke i këqyrë armët e tyre, raporton Periskopi.
Demaçi ka qëndruar me luftëtarët e UÇK-së në post-bllokun e rrugës Drenas-Skënderaj [fshati Tërstenik] sipas rrëfimit për një orë.
Por, Kurti del se nuk e ka folur as edhe një fjalë të vetme.
Milaim Mulaj këto komente i ka dhënë në seksionin e komenteve të një artikulli të Periskopit.
Më poshtë e keni komentin e tij të plotë dhe pa ndërhyrje:
Milaim Mulaj
Sa me kujtohet u kan fillimi i Qeshorit 1998.
Kemi pas postbllokun rrugen Drenas-Skenderaj ma konkretisht fshatin Terstenik ku gati qdo kush qe ka kalu e kemi kontrollu.
Kan ardh Adem Demaqi dhe Albin Kirti.
Demaqi te gjith qe ishim aty na perqafoj po jo eshe Kurti bile bile Kurti na vidhke me sy eshe krejt kojen ka nejt i heshtur eshe na i kqyrke armte.
Gati nje ore Demaqi ka fol,shpesh eshe hajgare kemi ba po Kurti as eshe nje fjal.
Kaq.