Lul Raka tha sot se Kryeministri është testuar, Qeveria nuk e tha një gjë të tillë gjatë ditës
Rihapja dhe lehtësimi i masave në Kosovë është shoqëruar me rritjen e numrit të të prekurve me COVID-19. Për këtë situatë ka folur në Euronews Albania mikrobiologu i njohur, Lul Raka.
Ai fillimisht komentoi rastin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili është vetëizoluar pasi një zyrtar i ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalë pozitiv në testin për COVID-19. Ai theksoi se rezultatet e testit për Kurtin dhe zyrtarët e tjerë pritet të dalin sonte në mbrëmje.
“Rezultatet e analizave të kryeministrit dhe stafit të tij priten sot në mbrëmje nga ora 20:00- 22:00. Nuk e di sa persona janë. Janë disa përfaqësues edhe tek ministria e Integrimeve Europiane, ministri me stafin e vet dhe po ashtu edhe nga stafi i kryeministrit. Numrin e saktë nuk e di”, shtoi.
Kujtojmë se Qeveria nuk ka njoftuar se kryeministri Kurti të jetë testuar. Kanë folur vetëm për testimin e zyrtarit të MIE-së dhe vetëizolimin e tyre por jo edhe testimin.
A është kjo një huqje e madhe e Lul Rakes apo një fshehje e Qeverisë?