Besarta Hoti
Sami Lushtaku një nga figurat më me peshë elektorale në Partinë Demokratike, ka komentuar punën një vjeçare të udhëheqësisë së Albin Kurtit, por fillimisht duke duke iu kthyer gazetares së Periskopit me pyetjen;
“Vallah kisha pas qejf me ditë prej juve gazetarëve që jeni aty dhe e ndjekni punën dhe aktivitetin e z.Kurti, veç një vendim të rëndësishëm që ka marrë për këtë vend, mos i boni dy hiç veç një.”, ishte pyetja që mori gazetarja e Periskopit nga z. Sami Lushtaku në një bisedë telefonike.
Mirëpo, gazetarja ia ktheu se nuk ka përgjigje dhe vazhdoi me pyetjet ndaj tij…
Lushtaku theksoi se nuk është në dijeni për asnjë vendim të rëndësishëm të z. Kurtit që ka marrë përgjatë këtij viti, duke theksuar; ‘’përpos shkarkimit dhe ngarkimit të personave tjera, dhe arrestime me vend e pa vend që ia bërë.
Ish udhëheqësi i UÇK ‘së nuk shpëtoi as nga pyetja për mos vizitën e Kurtit në SHBA, që sipas tij atij/asaj që nuk i lejohet të shkojë në Amerikë, të mos jenë fare as kryeministër, as president.
“Unë nuk du me komentu, kisha pas dëshirë që secili kryeministër i Kosovës me i pas dyert e hapura me SHBA. Atij që si lejohet me shku në Amerikë, unë për veti as kryeministër as president, as ministër se kisha lënë. P.s unë jam në listën e zezë kurrë nuk kisha kërku me shku në Amerikë.”
Ndërkaq kujtojmë se vizita e tij për në SHBA, ishte paralajmëruar për në nëntor të viti të kaluar, po që një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, ku në intervistën e tij të parafundit kryeministri Albin Kurti tha se beson që do të udhëtojë për në SHBA në muajin maj të këtij viti.
“Do të shkoj besoj në muajin maj, do të zhvilloj takime me administratën Biden dhe diasporën”./PERISKOPI/