Epilogu

Lushtaku: E kam lutë Bekimin, hajde o burrë në PDK mos e përqajë Drenicën, por nuk ka pranuar

Kryetari i PDK-së në Skënderaj z. Sami Lushtaku gjatë një tubimi elektoral, ka treguar se çka ka biseduar me Kryetarin aktual të Komunës së Skënderajt z. Bekim Jashari.

Ai tregoi se i kishte ofruar mundësinë të kandidojë nga PDK për kryetar të Skënderajt por ai kishte refuzuar.

Sami Lushtaku i ka thënë “hajde o burrë në PDK e mos e përqajë Drenicë, e kam lutë shumë, por ai nuk ka pranuar dhe nuk jemi ne fajtor, dhe se ne nuk jemi kundër Familjes Jashari, ai që është kundër Familjes Jashari vetëm shqiptar nuk mund të jetë, por ne nuk guxojmë ta lëmë Drenicën pa Partinë Demokratike”.

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Skënderajt është z. Fadil Nura.

VIDEO:

https://epilogu.com/wp-content/uploads/2021/10/244006379_626475238513344_2714424965934423932_n.mp4
Exit mobile version