Ish deputeti i LDK-së z. Gani Geci kishte treguar në emisionin Pressing në T7 se Sami Lushtakun e ka shok dhe e kishte mbrojtur në shumë raste ky i fundit. Ai në një moment ka thënë për Sami Lushtakun se “Luftëtar më i mirë s’ka pas edhe u kanë burrë, dhe kur e kanë plagosur vëllaun tim disa hajna të Mitrovicës, e kam thirrë Saminë dhe Sylejman Selimin”.
Ai ka vazhduar duke treguar se “në ora 17:00 e kam takuar Saminë, por Sylejman Selimi nuk ka ardhur dhe Samiu ka thënë se hajde shkojna e shohim dhe kemi shkuar tek dajtë e Samisë në Oshlan, dhe ai që i ka ndihmuar vëllaut tim kanë dashtë me marrë por Samiu e ka shpëtu”… por Sami Lushtaku ka thënë se unë s’kam dëshirë me u hapë në bisedë shumë.
Sami Lushtaku e kishte mbrojtur edhe gjatë luftës Gani Gecin për komunikatën 59 duke treguar se ishte krejtësisht e pavërtetë ajo se çfarë ishte shkruar aty.
Ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës z. Sami Lushtaku kishte folur për raportet me ish deputetin e LDK-së z. Gani Geci. Sipas z. Sami Lushtaku “Gani Geci është një ndër themeluesit e UÇK-së, s’ka qenë luftëtar veç hajt”.
Në emisionin Personale të RTV Dukagjini kishte thënë se “raportet kanë qenë shumë të mira deri në vrasjen e Abedin Rexhës – Sandokanit”, dhe sipas z. Lushtaku “ai e ka mbrojtur të vërtetën dhe jo Gani Gecin”.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=PD6y3eQgeN4 44:00